Random Video

Ora News – Ndriçim Kulla: Interesat e Amerikës nuk mund t`i ndryshoj një president

2017-04-01 4 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

?Libri nuk është mjalt e sheqer por ka edhe shumë vërejtje për amerikanët e shqiptarët ne marrëdhëniet e dy anshme? kështu shkruan autori Ndriçim Kulla teksa i ndal lexuesit në parathënien e librit ?Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, një historik gjithëpërfshirës?.
Libri i cili studion marrëdhëniet mes dy vendeve në një hark kohor të dy shekujve u promovua mbrëmjen e së mërkurës. Autori sjell në vëmendjen e lexuesit një sërë ngjarjesh që përcaktuan më vonë fatin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Duke ju referuar administratës Trump, Kulla thekson se interesat e Amerikës nuk ndryshojnë nga një president.
Ndriçim Kulla: Të shkruash një libër për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane ishte pak e vështirë sepse kjo duhej parë nga këndvështrimi shqiptar dhe ai amerikan. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane nuk kanë lindur si marrëdhënie shtetërore, por si marrëdhënie njerëzore.
Më tej stiduiuesi Ndriçim Kulla thekson se marrëdhëniet shqiptaro ? amerikane janë unikale pasi kanë nisur si njerëzore dhe jo shtetërore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/marredheniet-shqiptaro-amerikane-ne-nje-liber/